VME

Rreth VME

Home  >>  Rreth VME

RRETH VME

Themeluar në Dhjetor 2015 me bazë në Tirane, VME është një kompani e zhvilluar shpejt dhe e afirmuar në tregun Shqiptar. VME ofron shërbimin e testimit dhe atë të inspektimit si në laborator ashtu dhe në terren.
E përbërë nga një ekip profesinistësh me eksperiancë disa vjecare në fushat përkatëse VME garanton profesionalizëm dhe përkushtim. Stafi përbërës është vazhdimisht në kërkim të pasurimit profesional.
E certifikuar sipas ISO/IEC 17025 në fushën e testimit të matësave elektrik garantojmë menaxhimin e laboratorit sipas këtij standardi. VME është në zhvillim të vazhdueshëm dhe zgjerim të akreditimit në fusha dhe standarde të tjera.
Këshilla jonë? Zgjidh VME për standardin e lartë të punës që ne bëjmë dhe ju garantojmë shërbim të pa të metë dhe të shpejtë.

 

PSE VME?

Shërbime tepër të sigurta, paanshmeria dhe konfidencialiteti janë gurët e themelit të cilat na ngjitën shumë shpejt në kompanitë kryesore që ofrojnë testime dhe inspektimeve në tregun Shqiptar.
Suksesi ynë bazohet në vlerën tonë kryesore, njerëzit.
Me një edukim të diversifikuar dhe eksperiencë të madhe në fushat përkatëse, stafi ynë siguron një eksperiencë të shkëlqyer bashkepunimini me klientin.

 

AKREDITIMI

Certifikatë Testimi 17025
VME sh.p.k më datë 09.01.2018 është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit për kryerjen e testimeve në stenda në përputhje me standardin  S SH EN ISO/IEC 17025:2017. VME është riakredituar më 16.09.2021, Certifikata mban numrin LT 074 dhe është e vlefshme deri më 15.09.2025

Certifikatë Inspektimi 17020
VME sh.p.k më datë 23.08.2018 është akredituar si Trupë Inspektuese për të kryer Inspektim sipas standardit S SH EN ISO/IEC 17020:2012. VME është riakredituar më 22.08.2022, Certifikata mban numrin TI 034 dhe është e vlefshme deri më 21.08.2026